English

Moskë, del nga koma reporteri i rrahur

Moskë, 13 nëntor NOA - Pas sulmeve brutale të kryera kundër shumë gazetarëve, rreth 500 persona kanë protestuar në Moskë për të kërkuar që të përfundojë terorri kundër gazetarëve.

Në një banner lexohej: "Kushdo që sulmon një gazetar sulmon lexuesin e tij".

Shumë persona mbanin në duar foton e Oleg Kashin, korrespondenti i “Kommersant”, që pas rrahjes së 6 nëntorit, ka dalë nga koma, edhe pse nuk është ende në gjendje të flasë.

Hetuesit tani shpresojnë se Kashi mund të japë informacione të dobishme për të ndaluar agresorët të cilët e kanë masakruar duke i shkaktuar thyerjen e një këmbe dhe të nofullave, si edhe dëmtime të shumta të brendshme.

Ky rast, ka bërë që presidenti Dimitri Medvedev, të urdhëronte menjëherë masat e sigurisë në Moskë, përveç hetimeve të gjera të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme.

r.b/NOA

KOMENTE