Tiranë, 12 nëntor, NOA - Kushtet e motit te qendrueshem do te mbeten prezent gjate gjithe dites se shtune. Masat ajrore te qendrueshme nga veriperendimi i kontinentit do te dominojne te gjithe territorin shqiptar. Mesdita do te jete me diell ne pjesen me te madhe te vendit sidomos ne zonat e ulta dhe bregdetare.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Edhe pasditja parashikohet te jete nen kushte stabilizuese atmosferike ne te gjithe vendin por ne oret e vona te mbremjes do te kemi kalime te vranesirave ku me te dukshme do te jene ne zonat malore pergjate kufirit lindor. Temperaturat e mengjesit do te pesojne 2 grade renie por mesdita do te sjelle nje rrtije te lehte te temperaturave ne veri dhe qender te vendit. Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperendimor duke bere qe edhe deti te gjeneroje dallgezim te ulet.
Europa
Ishujt britanike dhe nje pjese e qendres se kontinentit do te perfshihen nga vranesira dhe shira te konsiderueshem ku me problematike situata paraqitet ne Gjermani, France dhe Poloni pasi reshjet do te bien me intensitet te larta here pas here te shoqeruar me shkarkesa rrufesh. Ne pjesen e dyte te dites vranesirat dhe reshjet do te zhvendosen drejt skandinavise ku reshjet e debores do te jene te dendura. Po ashtu me vranesira dhe shira do te jete Portugalia por ne sasi me te pakta. Ndersa pjesa tjeter e kontinentit do te karakterizohet nga kthjellime por temperaturat do te bien ndjeshem.
Ngjarje ekstreme në Europë
Ishujt britanike alarmojne rrebeshe shiu dhe ere te forte;
Gjermania alarmon stuhi me rrufe dhe shira te dendura;
Franca rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi te forta ere;
Portugalia alarmon stuhi ere te forte dhe dallge te larta.
n.e/NOA