English

Ndahen çmimet e Panairit të Librit “Tirana 2010”

Tiranë, 12 nëntor, NOA Update – Edicioni i 13-të i Panairit Mbarëkombëtar të Librit “Tirana 2010”, i cili për të tretin vit radhazi sponsorizohet edhe nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, shpalli sot çmimet e tij për emrat më të zëshëm të letërsisë dhe studimeve shqiptare.

Kështu, autori i vitit u zgjodh Irakli Koçollari me librin “Policia sekrete e Ali Pashës”, ndërsa si përkthyesi i vitit është zgjedhur Jorgji Qirjako me përkthimin “Vallja e tim eti” të autorit grek, Nikolas Papandreu.

Si shkrimtari më i mirë për fëmijë u zgjodh Bardhyl Xhama me botimin “3 vëllezërit”, kurse libri më i mirë studimor u cilësua ai i shkruar nga Behar Gjoka me titullin “Martin Camaj-shkrimtaria e tij”.

Ndërsa çmimi special i panairit i shkoi autorit Anastas Angjeli për librin “Tranzicioni dhe liria ekonomike në Shqipëri”...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE