English

Ndeshja me Laçin, presidenti i “Besës” godet me tavëll duhani arbitrin

Laç, 12 nëntor, NOA – Një incident i radhës është shënuar lidhur me dhunën që ushtrohet herë pas here në stadiumet shqiptare apo pas ndeshjeve të caktuara.

Kështu, siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të policisë së Laçit, një i tillë u shënua sot pas ndeshjes mes Laçit dhe Besës, e cila mbaroi me rezultatin 1-0.

Konkretisht, pas përfundimit të saj, mësohet se presidenti i ekipit të ekipit “Besa” ka tentuar të godasë me tavëll duhani arbitrin e ndeshjes.

Por për fat të mirë, ai nuk ka arritur ta godasë atë, pasi tavlla ka rënë në toke dhe është thyer pa i shkaktuar ndonjë dëmtim arbitrit.

Menjëherë, presidenti i ekipit “Besa” dhe arbitri i kësaj ndeshje janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Laçit ku arbitri ka preferuar që të mos bëjë kallëzim për këtë ngjarje.

n.e/NOA

KOMENTE