Izrael, 12 nëntor NOA - Është në koma vegjetative prej pesë vitesh dhe tashmë është transferuar në fermën e tij private të Sycamore në krahinën e Negevit, për një periudhë prove.
Ariel Sharon, ish-kryeministër i Izraelit, do të mbetet në rezidencën e tij private për të parë nëse mund të kujdeset për të në shtëpinë e tij.
Në fund të kësaj periudhe, mjekët do të bëjnë vlerësimet e tyre në rastin e tij.
Sharon, 82 vjeç, është larguar nga spitali Chaim Sheba në Tel Hashomer për të arritur në fermën e tij dhe gjendja mbetet e qëndrueshme.
Shlomo Noi ka informuar Radion e ushtrisë se Sharon do të kthehet në spital ditën e dielë për kontrolle të gjendjes së tij.
r.b/NOA