Bagdad, 12 nëntor NOA - Parlamenti në Bagdad ka konfirmuar kurdin Xhalal Talabani në postin e presidentit të Republikës.
Në votim nuk ka marrë pjesë shumica e anëtarëve të listës “Iraqiya” të ish-kryeministrit Iyad Allaui.
Njoftimi u bë nga kryetari i ri i Kuvendit, Osama al Nujaify.
Menjëherë pasi u rizgjodh president, Talabani propozoi konfirmimin e kryeministrit Shiit Nurial-Maliki.
Talabani u zgjodh për një periudhë katër vjeçare, siç kërkohet nga vetë kushtetuta irakiane.
Gjashtëdhjetë anëtarë të bllokut Iraqiya në momentin e votimeve, dolën jashtë nga salla në shenjë ankese në lidhje me një pretendim për shkeljen e marrëveshjes, mes liderëve të ndryshme politikë.
r.b/NOA