English

Policia: Ja si ndodhi grabitja e filialit të Postës pranë Medresesë

Tiranë, 12 nëntor, NOA Update – Policia e Tiranës sapo ka dhënë versionin e saj zyrtar mbi ngjarjen e cila tronditi qytetarët në mesditën e sotme, pranë zonës së Medresesë, ku filiali 13 i Postës Shqiptare, e cila gjendet pranë saj është tentuar të vidhet nga një person i armatosur.

Burimet policore sqarojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e prokurorisë së Tiranës si dhe strukturat e hetimit të krimit, filluan veprimet e para hetimore dhe proceduriale.

Hetimet po vazhdojnë të zhvillohen intensivisht për dokumentimin e veprës penale, identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

“Gjatë ecurisë së hetimeve u konkludua se autori fillimisht ka hyrë në ambjentet e filialit të postës duke tentuar të vjedhë shumën e parave të mbylljes së borderove, dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri një punonjëse të filialit të postës, duke e plagosur këtë të fundit, e cila aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, citon deklarata e policisë.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka marrë një sërë masash hetimore dhe operacionale në drejtim të identifikimit dhe kapjes së autorit..(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE