English

Presidenti i “Besës”: Hodha celularin në fushë nga inati i humbjes, jo kundër arbitrit

Laç, 12 nëntor, NOA Update – Në shenjë nervozizmi për humbjen e ekipit të tij, ka hedhur një telefon celular në drejtim të fushës së futbollit, i cili aksidentalisht ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes, por pa i shkaktuar dëmtime.

Ky ka qenë shpjegimi që presidenti i ekipit të futbollit “Besa e Kavajës”, , ka dhënë para forcave të policisë të Laçit lidhur me incidentin e krijuar menjëherë pas ndeshjes Besa-Laçi, e cila përfundoi me rezultatin 0-1, duke sqaruar se nuk ka patur aspak ndonjë qëllim për të goditur ndonjë person në përfundim të kësaj ndeshje.

Ndërkaq, siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Laçit, gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti nuk ka patur cënime të tjera të rendit e sigurisë publike, që mund të kërkonin ndërhyrjen e shërbimeve të policisë.

Vetëm fakti që në fund të ndeshjes, nga ana e presidentit të ekipit të futbollit “Besa e Kavajës”, Shpëtim Bizhdili, është hedhur në drejtim të arbitrit kryesor një telefon celular dhe më pas, me ndërhyrjen e shërbimeve të policisë është bërë e mundur bllokimi i tij dhe shoqërimi në mjediset e komisariatit të Policisë së Kurbinit.

Nga ana tjetër, u mor takim me policët edhe arbitri kryesor i ndeshjes Emirjon Sina, i cili nuk kishte asnjë pretendim në lidhje me këtë incident të ndodhur dhe prandaj, ai nuk ka pranuar të bëjë ankim pranë Komisariati të Policisë Kurbin.

Pas kësaj, presidenti i ekipit të futbollit “Besa e Kavajës”, Shpëtim Bizhdili, u la i lirë.

n.e/NOA

KOMENTE