English

Publikohen konkluzionet zyrtare të hetimit për vdekjen e 4 fëmijëve në Sukth

Durrës, 12 Nëntor 2010 NOA – Policia e Durrësit ka publikuar përfundimet zyrtare të hetimit mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur natën duke gdhirë e enjtja në Sukth, duke zbardhur se tragjedia e katërfishtë erdhi për shkak të çlirimit të dyoksidit të karbonit në banesë.

“Nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se katër fëmijët kane gjetur vdekjen për arsye se për ndriçim kane ndezur nje qiri, i cili gjate natës ka shkaktuar zjarr duke djegur televizorin dhe nje tavolinë. Si pasojë e djegies është çliruar në banesë dioksid karboni, i cili ka shkaktuar asfiksinë e fëmijëve”, - tha zyrtarisht drejtoria e Policisë së Durrësit.

Gjithsesi, policia tha se vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes kurse materialet e para hetimore iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Ngjarja tragjike u zbulua dje rreth ores 03.50, ne Ferme Sukth, pranë Kantines se Veres, ku S. Xheka, 30 vjeçe, ka gjetur të vdekur në banesë, 4 fëmijët e saj:

1-Robert Besim Xheka, 13 vjeç

2-Vilson Besim Xheka, 11 vjeç

3-Kasandra Besim Xheka, 9 vjeçe

4-Nertila Besim Xheka, 6 vjeçe

Gruaja kishte rreth dy vjet që jetonte me fëmijët e saj pa të shoqin që ishte larguar nga shtëpia pas mosmarrëveshjeve që kishin.

Nëna që humbi të katër fëmijët pohoi se prej kohësh nxirrte bukën e gojës së vet dhe të bijve, duke kënduar në lokale nate në Tiranë.

Edhe natën duke gdhirë e enjtja, ajo ishte në punë në një lokal në kryeqytet.

Rreth orës 04.00 ishte kthyer nga puna për në shtëpi, kur u përball me skenën e frikshme.

e.r/NOA

KOMENTE