Londër, 11 nëntor, NOA - Në distancë prej pak orësh janë bërë të ditura imazhe të reja të Sony Ericsson X12 Xperia (Anzu), një smartphone me system opertaiv Android 2,3 që marka suedeze po kërkon ta lançojë në treg gjatë pranverës së ardhshme.
Imazhet e reja na lejojnë të vlerësojmë një trashësi më të reduktuar të Sony Ericsson Xperia X12 dhe mund të konfirmojmë praninë e një aparati fotografik të pasëm me mbështetje për video xhirim në HD (1080p). Në këtë moment nuk janë bërë të ditura detaje të tjera në lidhje me këtë model, por mund të themi se ky telefon do të ketë dhe një kamerë tjetër për të realizuar video-thirrje.
r.b/NOA