Durrës, 12 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuat në flagrancë 20-vjeçarin Ardian Sula, banues në Brostar të Fierit.
Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se ai dyshohet që në mesnatën e pardjeshme të ketë tentuar të vjedhë me armë arkën e parave të firmës “Petrolimpeks”, e cila ndodhet në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Ngjarje kjo, për të cilën është bërë kallëzim në polici nga përfaqësues të firmës në fjalë.
Gjithashtu, nga puna hetimore e kryer nga ana e policisë rezulton se ky person dyshohet të jetë autor i vjedhjes në këtë firmë edhe të shumës prej 125.000 lekë më datë 28.08.2010; ngjarje për të cilën më datë 31.08.2010 ka filluar procedimi penal nga ana e policisë.
U kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet për veprat penale të vjedhjes dhe vjedhjes me armë të mbetur ne tentative iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.
n.e/NOA