Tiranë, 12 nëntor, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur më armë zjarri një prej pikave të Postës në kryeqytet. Nga grabitja me armë ka mbetur e plagosur dhe një punonjës e Postës.
Gazetari i Agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Medresesë.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë rrethimin e zonës. Aktualisht janë bllokuar të gjitha rrugët hyrëse në zonën e Medresesë në afërsi të bankës, raporton gazetari i Agjencisë NOA.
Ndërkohë që punonjëses së plagosur i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëherë në spital. Ende nuk është zbardhur e plotë dinamika e ngjarjes dhe momenti i plagosjes së punonjëses.
Punonjësit e policisë janë duke marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje, dëshmitë e të cilëve do të bëjnë të mundur dhe identifikimin e autorëve.
(Vijon)