Çorovodë, 13 Nëntor 2010 NOA – Një vajzë e mitur ka denoncuar sot një burrë që ishte komshi i familjes së saj, se e ka përdhunuar. Ngjarja e dyshuar, ka sjellë hetimet policore dhe ndalimin e të kallëzuarit penalisht si përdhunues.
Policia tha se ka ndaluar 55-vjeçarin Shevqet Koromani, lindur e banues në qytetin e Skraparit.
Sipas kallëzimit të të miturës me moshë 16 vjeçare nga i njëjti vendbanim, komshiu ka hyrë në banesën e të voglës duke synuar të abuzojë seksualisht me të.
Hyrja në banesë është bërë gjatë paradites kur atje nuk ndodheshin prindërit e të miturës apo të afërm të tjerë të saj.
Sipas denoncimit, e mitura është përdhunuar nga komshiu 55 vjeçar i cili më pas është larguar në banesën e vet, qetësisht.
Pas denoncimit, policia tha se ndaloi të dyshuarin, por ky i fundit ka deklaruar se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale të dhunshme me të miturën.
e.r/NOA