Londër, 13 nëntor NOA - Trajneri i Chelsea, Carlo Ancelotti, ka njoftuar se sulmuesi Didier Drogba ka qenë i infektuar me malarje. Lojtari u ankua për një ethe të çuditshme para ndeshjes të së dielës të humbur 2-0 kundër Liverpulit.
Ancelotti tha se diagnoza është kryer, por nuk dihet se si lojtari është prekur nga kjo sëmundje.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore prej disa ditësh dhe fillimisht të gjithë kishin menduar për një gjendje gripale.
Megjithatë, duke pasur parasysh dobësinë e vazhdueshme, vendosi të kryente analizat e gjakut, rezultatet e të cilit u bënë të njohura këto ditë.
Kështu, mesa duket Drogba është prekur nga sëmundja e malaries, por ende nuk dihet si e ka marrë.
Edhe pse jo në 100%të formës, Drogba ishte duke luajtur në fundjavë në ndeshjen e fundit, ku Chelsea humbi 2-0 në shtëpinë e Liverpool.
r.b/NOA