Paris, 13 nëntor, NOA – E ka lënë botën e muzikës dhe i është afruar asaj të modës, njësoj si gruaja e re e babit të tij.
Fjala është për Pierre Sarkozi, djalin e presidentit francez, i cili ka vendosur të pozojë si një model, duke ndjekur shembullin e Karla Brunit, zonjës së parë të Elizesë.
I pajtuar nga një kompani gjermane, Pierre ndodhet në bordin e një jahti të shkëlqyer në detin e Saint Tropez, me kravatë të liruar dhe flokët të marrë nga era.
n.e/NOA