Londër, 13 Nëntor, NOA - Për gjashtë vjet me radhë, Amy-Erin Blakely, drejtoreshë e lartë e Fondacionit “Devereux”, një firmë e kujdesit shëndetësor në Orlando, ka vuajtur ngacmimet seksuale të vazhdueshme nga bosët e tij dhe tërheqjen e tepruar të vëmendjes së kolegëve gjatë takimeve të punës.
E gjitha kjo, pasi kishte një gjoks shumë të madh dhe kjo bëri që ajo të pushohej madje edhe nga puna.
Tani ajo e ka hedhur kompaninë e saj në gjyq dhe po kërkon prej saj një kompensim të konsiderueshëm.
"Asnjë grua nuk duhet të jetë subjekt i komenteve seksuale dhe fyese, - tha ish-punonjësja gjatë një konference shtypi, - çdo ditë dhe unë lëkundesha dhe kisha frikë nga poshtërimet që më bëheshin për shkak të paraqitjes sime fizike, megjithëse unë kam punuar gjithmonë në një mënyrë shembullore".
Blakely në gjyq tha se në zyrë asnjëherë nuk është paraqitur me veshje provokative, dhe i është shmangur gjithmonë veshjes që ia nxirrte edhe më në pah gjoksin e madh.
n.e/NOA