English

E rrallë/ Nëna i jep borxh djalit homoseksual ... mitrën

Meksiko, 13 Nëntor, NOA - Nëne dhe gjyshe në të njëjtën kohë, ajo është treguar më shumë se kaq në raport me djalin e saj homoseksual.

Kjo pasi i ka dhuruar mitrën e saj në formë huaje, që ai ta vinte në përdorim për të lindur fëmijën e tij që kishte me një mashkull tjetër.

Një histori e rrallë dhe e çuditshme e cila i ka çuditur të gjithë në Meksikë, por edhe në botë, ndërsa lajmi po qarkullon përmes mediave të huaja.

Fjala është për një grua 50-vjeçare, e cila ka lindur para 21 viteve dhe i ka dhënë mitrën djalit të saj Jorge, një biznesmen homoseksual, në mënyrë që ai të mund të bëhet “nënë”.

Kjo do të bëhet e mundur vetëm falë fekondimit in vitro, dhe lindja pritet që të bëhet me anë të operacionit cezarian.

n.e/NOA

KOMENTE