Londër, 13 nëntor, NOA -Një aeroplan i zakonshëm prej letre, i cili ka arritur deri në polet e hapësirës, ka mundur të sigurojë foto mahnitëse të kufirit të fundit të Tokës, duke u puqur me hapësirën.
Aeroplani mision prej letre i dërguar më 28 tetor si pjesë e “Released Aircraft Paper”, eshte projekt i kryer nga tre studiues të hapësirës.
Fotot e bëra me një aparat fotografik, tregojnë kurbën e Tokës dhe hapësirën e zezë përtej saj.
"Projekti erdhi si një përgjigje për propozimin japonez të hedhjes së avionëve letër nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar", pohon shkrimtari Lester Haines.
Kshtu një aeroplan letre, i ndërtuar nga tre entuziastë të hapësirës, nisi fluturimin e tij për të bërë foto të parakohshme të Tokës nga hapësira dhe 17 milje lart.
Fluturimi i aeroplanit drejt qiellit u krye në një tullumbace heliumi dhe ka arritur një lartësi maksimale prej rreth 89,591 këmbë, para se të zbriste në tokë dhe të ulej në një zonë të pyllëzuar.
Buza e njohur e hapësirës është rreth 62 milje (100 kilometra).
Haines tha se kostoja e projektit për të ndërtuar aeroplan letre është vetëm 13 mijë dollarë.
n.e/NOA