English

Gati pasadhësi i Samsung GT-i 9000 Galaxy S

SHBA, 13 nëntor NOA - Është në program në muajin shkurt, me shumë mundësi me rastin e Mobile World Congress të Barcelonës, prezantimi i trashëgimtarit të Samsung GT-i9000 Galaxy S, smartphon-i Android i destinuar të kthehet në një produkt tepër të rëndësishëm për ndërrmarjen koreane për vitin e ardhshëm.

Tashmë janë bërë të ditura disa nga karakteristikat e këtij smartphn-i. Celulari, të cilit për momentin nuk i është bërë I ditur emri, do të ketë një display me prekje në VVGA me teknologjinë Super AMOLED 2 me madhësi prej 4.5 polësh.

Kamera e pasme, me një rezolucion prej 8.0 megapixel, do të jetë e pajisur me blic LED dhe do të ketë mundësinë për të regjistruar në formatin HD 1080p. mund të themi se në këtë telfon spikat dhe suporti HSPA në 14.4 Mbps dhe DLNA, ndërsa sistemi operativ do të jetë Android 2.3 (Gingerbread).

Përsa i përket procesorit thuhet se shpejtësia e tij është 1.2 GHz dhe nuk do të mungojnë as lidhjet me Bluetooth 3.0, GPS, me një memorie të brendshme prej 16 GB.

r.b/NOA

KOMENTE