Torino, 13 nëntor NOA - “Marotta dhe unë njihemi që prej 40 vitesh dhe gjithmonë kemi folur së bashku”. Kështu, menaxheri i Gigi Buffon, ka komentuar për Calciomercato.it çështjen në lidhje me një largim të mundshëm të portierit numër një të Juventusit. Destinacioni mbetet sërish ai i Manchester United.
Për momentin është bërë e qartë se Buffon ka ndërmend të qëndrojë në ekipin e bardhë e zinjve, por nuk përjashtohet dhe një mundësi largimi për të në fund të sezonit.
Për momentin, portieri i kombëtares italiane është në një program rikuperimi dhe me sa është bërë e ditur gjithçka po shkon më së miri dhe Buffon do të jetë i gatshëm në muajin janar.
r.b/NOA