English

Hedh fotot nudo të së dashurës në Facebook, dënohet 4 muaj burg

Zelandë e Re, 13 nëntor, NOA – Për herë të parë në botë, një person shkon në burg për një krim të kryer duke përdorur rrjetin social më popullor në botë, Facebook.

Mësohet se ai është Joshua Simon Ashby, nga Zelanda e Re, me profesion piktor, i cili është dënuar nga gjykata e Uellingtonit pasi ndërsa është ndarë me të dashurën e tij, ka hedhur në Facebook fotot e saj nudo.

Në fillim, imazhi mund të shihej vetëm nga 218 miqtë e vajzës, por më vonë, ai ka ndryshuar fjalëkalimin, duke u dhënë mundësi të 500 milionë shfrytëzuesve të rrjetit social për të parë fotot.

n.e/NOA

KOMENTE