English

Kapet në Kakavijë i kërkuari, qe dënuar me 6 muaj burg për vjedhje

Kakavijë, 13 nëntor, NOA – Forcat e policisë kufitare të Kakavijës kanë ndaluar një person, i cili rezultonte si i shpallur në kërkim prej tyre pasi ishte i dënuar me 6 muaj burg për “Vjedhje”.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar sesi ajo ndodhi në orët e vona të natës së djeshme, ku pas verifikimeve të bëra në sistemin TIMS, të shtetasve deportivë të kthyer nga pala greke ka rezultuar se njëri prej tyre ishte person në kërkim.

Konkretisht, fjala është për 24-vjeçarin Jetmon Arifaj, lindur dhe banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë për arsye se ai ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës me vendim nr 1318, datë 15.10.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes”, vepër kjo e parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

U njoftua Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE