Tiranë, 13 Nëntor, NOA Update - Udhëtimi pa viza drejt Evropës do t’i shtojë 2 pikë përqindje rritjes ekonomike në vit, nisur që nga viti i ardhshëm 2011, duke përmirësuar imazhin e Shqipërisë dhe tërheqjen drejt saj të turistëve dhe investimeve të huaja.
Një fakt të tillë kryeministri Berisha e ka shtuar gjatë intervistës që ka dhënë për agjencinë e njohur ekonomike “Bloomberg”.
Sipas tij, heqja e vizave e solli Shqipërinë nga një vend të listën e zezë, në listën e bardhë të Bashkimit Evropian dhe konfirmon "një politikë të dyerve të hapura" nga ana e bllokut tregtar.
E ndërsa komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Stefan Fule, tha në 9 nëntor se është shumë shpejt për BE-në që t'i japë Shqipërisë statusin e kandidatit, vetë Berisha nuk pranoi të flasë në lidhje me faktin se kur Shqipëria do të bëhet një kandidate e BE-së ose të arrijë anëtarësimin.
"Ne bëjmë punë të vështirë për të, vazhdojmë me reformat tona dhe progresi është mjaft i qartë", tha ai gjithsesi.
Duke përfunduar se "integrimit në BE është projekti më i madh për shqiptarët për këtë shekull".
n.e/NOA