English

Kryenin grabitje, identifikohen dy bashkëpunëtorët

Përmet, 13 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Përmetit kanë ndaluar në flagrancë 17-vjeçarin Fatjon Lale, lidhur dhe banues në këtë qytet.

Ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ndalimi i tij u bë për arsye se ai në bashkëpunim me 18-vjeçarin Dhionis Proko, edhe ky banues i qytetit të vogël juglindor, më datën 22.06.2010, kanë vjedhur me thyerje mini-marketin e një gruaje me inicialet M.G, nga Përmeti, ku kanë vjedhur mallra ushqimore me vlerë 150.000 lekë të reja.

Por mësohet se Lahe më datën 15.06.2010, ka vjedhur me thyerje edhe super-marketin e shtetasit SH.B, nga Përmeti, ku ka vjedhur mallra ushqimore dhe një sasi lekësh ku në total kapin shumën prej 500.000 lekësh të reja.

Sikundër dyshohet që të ketë kryer edhe një vjedhje tjetër për të cilën po punohet për dokumentimin me prova ligjore.

Dokumentimi ligjor i këtyre ngjarjeve u bë në bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe nga ana e policisë u bë shpallja në kërkim e Dhionis Prokos, ndërsa po punohet për kapjen e tij.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të “Vjedhjes kryer në bashkëpunim”, vepër kjo e parashikuar nga neni 134/2 I Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE