English

Lindsay Lohan kërkon të hapë një qendër rehabilitimi

SHBA, 13 nëntor NOA - Pasi kaloi një kohë të gjatë për t’u dizintoksikuar, Lindsay Lohan dëshiron të hapë qendrën e saj të rehabilitimit.

Lajmi u njoftua nga nëna e saj Dina, duke shpjeguar se aktorja 24-vjeçare, tashmë shumë e njohur, kryesisht për serinë e tij të skandaleve që kanë të bëjnë me abuzimin e drogës dhe të alkoolit, është impresionuar nga qëndrimi i saj në Qendrën e famshme Betty Ford. Për Lohan bëhet fjalë për herën e pestë që ndodhet në një qendër rehabilitimi në vetëm tre vjet.

Nëna raportoi se Lindsay ka përshkruar përvojën e saj në institut si “një përvojë që do të ndryshojë jetën e saj”, dhe tani “është e lumtur, e qetë, pikërisht si një person i ri”.

r.b/NOA

KOMENTE