Uashington, 13 nëntor, NOA – Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Aung San Suu Kyi, ka fituar sot lirinë e saj, duke i gëzuar pa masë të gjithë përkrahësit e saj që e prisnin të dilte jashtë mureve të shtëpisë.
Policia hoqi barrikadat që e rrethonin këtë të fundit, duke i dhënë fund n ë këtë mënyrë arrestit ndaj saj.
Nobelistja sapo ka dalë, u ka thënë përkrahësve të saj se duhet që të punojnë së bashku për të arritur qëllimet e lëvizjes se tyre.
Ndërkaq, autoritete e larta ndërkombëtare kanë reaguar pozitivisht për një akt të tillë.
n.e/NOA