Prishtinë, 13 nëntor, NOA – Qeveria e deritashme e përbërë në koalicion mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të saj, është shkaktare e korrupsionit, varfërisë dhe moszhvillimit ekonomik në Kosovë.
Një fakt të tillë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci e theksoi gjatë një fjalimi të mbajtur në Pejë, ndërsa ka shpalosur edhe programin e partisë së tij për qeverisjen e vendit.
Sipas kreut të LDD-së, prezantimi i programit të partisë së tij nëpër Kosovë nuk është fushatë, por prezantim i programit të ardhshëm dhe aktiviteteve të kaluara, që kur të vjen koha të jenë më bindës para qytetarëve, që Kosova të qeveriset më mirë.
Ndaj Dacit, tashmë rëndon akuza e organeve të drejtësisë së Kosovës, se ai paska abuzuar me fondet e buxhetit të Kuvendit, por partia e tij e ka cilësuar këtë si një montim politik.
n.e/NOA