English

Nis tryeza e aleatëve të PS, mungojnë Dule dhe Milo

Tiranë, 13 Nëntor, NOA – Në praninë e kryesocialistit Edi Rama, kryesocialdemokratit Skënder Gjinushi, kreut të partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela dhe kryedemokristianit Nard Ndoka ka nisur punimet tryeza e aleatëve të majtë, në lidhje me strategjinë që ajo do të zgjedhë të ndërmarrë mbi aksionin e ri opozitar kundër qeverisë.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se në këtë takim mungojnë me pjesëmarrjen e tyre kreu i partisë Demokracia Sociale Paskal Milo dhe kreu i partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Në takimin e fundit së bashku, aleatët e së majtës vendosën krijimin e të ashtuquajturës Opozita e Bashkuar, e cila kërkon me ëdo kusht qëndrimin konsekuent ndaj procesit të hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE