English

Papa: Interneti, sa i mirë aq dhe i keq për të rinjtë

Vatikan, 13 nëntor, NOA - Rinisë interneti i jep një potencial shumë të lartë komunikimi, por edhe shumë rreziqe në të njëjtën kohë, sidomos largimin ndaj të tjerëve dhe shumë vetmi.

Ky është një shqetësim i shprehur në fjalimin e Papës Benedikti XVI për pjesëmarrësit në kuvendin plenar të Këshillit Papnor për Kulturën, i cili zhvillua në Vatikan.

Benedikti XVI duke reflektuar mbi komunikimin, theksoi se paaftësia e gjuhës për të shprehur kuptimin e thellë dhe bukurinë e përvojës së besimit, është një element që mund të sjellë indiferencë te të rinjtë.

Një deklarim i tij i tillë u bë në ditën kur programi Uindous 1.0 i internetit, feston 25-vjetorin e krijimit të tij.

n.e/NOA

KOMENTE