Tiranë, 13 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 13 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme deklaratat e kryeministrit Berisha dje në koncertin e madh festiv për vizat, si edhe ato të kryesocialistit Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht sot në gazeta është dhe ai i tragjedisë së në Durrës, ku mbetën të vdekur 4 fëmijë, duke rrëfyer detaje nga ceremonia e tyre e varrimit. Sikundër, gjen pasqyrim edhe çështja e vënies së tritolit makinës së kreut të Hipotekës në Tiranë.
E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor “Drogë në stomak, pranga trajnerit”, i cili citon detaje nga kapja e një sportisti të njohur shqiptar në aeroport me drogë në stomak, duke e transportuar menjëherë në spital.
“Të varfrit-të pasurit/ replikat Rama-Pëllumbi”, është një tjetër artikull që ndalet në një takim mes Ramës dhe personazhit historik socialist, Servet Pëllumbi.
“Eksploziv kreut të Hipotekës, ja pistat e hetimit”, është një artikull i gazetës që ndalet në detajet e aktit të vënies së tritolit në makinën e kreut të Hipotekës së Tiranës.
“Ndeshja Besa-Laçi, tavëll apo celular mbi arbitrin” i referohet incidentit të shkaktuar dje në Laç nga presidenti i ekipit “Besa”.
Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titullin “Vetëm materialet/ Oferta e re e PS, Rama: Hetim pa fletët e votimit”, i cili flet për vendimin e marrë dje në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste mbi hetimin e zgjedhjeve.
Artikulli tjetër kryesor i kësaj gazete është “Posta në Tiranë, grabitësi plagos punonjësen”, që i referohet tragjedisë së djeshme pranë Medresesë.
“Emrat fitues/ Panairi i Librit ndan çmimet”, është një artikull që ndalet në ndarjen e çmimeve në Panairin “Tirana 2010”, i cili sponsorizohet nga Agjencia e Lajmeve NOA.
E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Pëllumbi në PS: Lejoni kritikat dhe oponencën”, i cili citon detajet e mbledhjes së djeshme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Ndërkohë një argument tjetër në “kronikë” është dhe titulli “Grabitja në Tiranë, plagoset arkëtari i filialit të Postës nr.31”.
“Prokurori italian: Pianisti trafikant në Shqipërinë e tranzicionit pas ‘90”, është në artikull që i referohet një interviste ekskluzive të realizuar nga GSH.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Opozita, dy mocione në Kuvend”, i cili flet për mocionin kundër Berishës dhe Topallit që po planifikohen nga selia rozë në Kuvend, të publikuara dje në mbledhjen e Asamblesë së PS.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Dukatasit vendosin: Nuk ka park eolik në tokat tona!”.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Konferenca Gjyqësore/ Anëtarët e rinj do kenë mandat 5-vjeçar”, “Amerikani i SAC nuk iu është përgjigjur kërkesave të gjykatave shqiptare”, “Procedurat e reja në QKR” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Malmstrom: Nga 15 dhjetori, pa viza në Evropë”, i cili flet për deklaratat e lëshuara dje nga komisionerja evropiane për Çështjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom nga Tirana për respektimin e heqjes së vizave.
“Vizat, qindra mijëra festojnë në shesh”, është një tjetër artikull i cili i referohet festimit dje në Tiranë me një koncert madhështor të heqjes së vizave me Bashkimin Evropian.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Hetimi ik 28 qershorit/ Rama: Nuk i duam fletët e votimit”.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai titull “Intervista/ Greta Koçi: Nuk e lë muzikën për politikën.
n.e/NOA