Spanjë, 13 nëntor NOA - Jo të gjithë bien pre e provokimeve të Murinjos dhe javën e ardhshme të kampionatit spanjoll, në Gijon, tekniku portugez do të përballet kundrejt një kolegu shumë të irrituar me të.
“Është shumë antipatik, nuk më pëlqen aspak dhe këtë do t’ia them dhe drejtpërdrejt”, - deklaroi Manuel Preciado, trajneri i skuadrës së Sporting Gijon, që sipas Murinjos, ka hedhur në fushë një formacion jo kompetitiv ndaj rivalëve të Barcelonës.
“Është shumë fals, kush kujton se është ky njeri?”, - përfundoi në deklaratën e tij Preciado.
r.b/NOA