SHBA, 13 nëntor NOA - Janë bërë të ditura orët e fundit të dhënat e Sony Ericsson AnzuSono, smartphon-I me sistem operativ Android 2.3 (Gingerbread), i cili po përgatitet për t’u lançuar gjatë pranverës.
Mund të themi se bëhet fjalë për pasardhësin e Sony Ericsson Xperia X10, ku ky terminal do të karakterizohet nga një ekran me prekje prej 4.3 polësh me dalje video HDMI.
Smartphon-i do të ketë një dizajn tepër të veçantë, megjithatë imazhi i paraqitur tregon për një Sony Ericsson Anzu ende me sistemin operativ Android 2.1
r.b/NOA
{youtube}pAM439T4X5o{/youtube}