Abu Dhabi, 14 nëntor, NOA – ''E pabesueshme, jam kampion i botës”.... Nën lotët e gëzimit dhe duke bërtitur për titullin Kampion Bote, këto ishin fjalët me të cilat shprehu gëzimin kampioni më i ri i botës në Formula 1, i shpallur sot në pistën e Abu Dhabit, gjermani i makinës Red Bull, Sebastian Vettel.
23 vjeçari Vettel, është edhe kampioni me moshën më të re në histotinë e kampionëve të botës së Formula 1.
Sebastian Vettel mori titullin kampion bote, duke lënë në vend të dytë Luis hamilton të McLaren, i cili ndiqej nga shoku i skuadrës Jenson Button në vend të tretë.
Në vend të katërt u pozicionua piloti i Mercedes, Nico Rosberg, ndërsa në të pestin Robert Kubica i skuterisë Renault.
Fernando Alonso e përmbylli garën në vendin e shtatë duke parë kështu t’i fikej endrra e të shpallur për të tretën herë kampion bote i Formula 1.
Piloti i kokëkuqes Ferrari, gjatë provave gjenerale në pistën e Abu Dhabit zuri vendin e dytë në klasifikim, direkt pas kampionit të ri të botës, Sebastian Vettel mbi Red Bull.
Pas garës së Abu Dhabit, një nga drejtuesit e skuterisë Ferrari tha se gjithçka shkoi keq.
“Një zhgënjim i madh për ne, dhe komplimente për Vettel”, theksoi drejtuesi i Ferrarit, pas humbjes së Alonsoso, duke shtuar se gjithçka do të shqyrtohet me qetësi duke shpresuar fitoren në vitin e ardhshëm.
mit/NOA