English

Aksident në punë, shtypet nga ekskavatori 41-vjeçari shqiptar në Itali

Forli (Itali), 14 nëntor, NOA – Për Besnik Dukën dita e djeshme e punës në një kantier ndërtimi ka qenë e fundit. 41-vjeçari ka gjetur vdekjen në një mënyrë tragjike në qytetin e Forlit në Itali, ku punonte prej kohësh. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se Duka ka vdekur në vend nga goditja në kokë e një peshe të rënë që transportonte ekskavatori.

Sipas dëshmitarëve punëtori shqiptar punonte në një kompani ndërtimi e cila po kryhet disa punime në lëvizjen me ekskavator të disa pjesëve betoni.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00, kur Duka ka qenë duke drejtuar ekskavatorin që lëvizte disa pjesë betoni. Policia mendon se gjatë momenti të transportimit është këputur koka e ekskavatorit dhe i ka rënë përsipër bashkë me peshën që transportonte.

Ndërkohë që detajet zyrtare do të dalin pas hetimit të plotë të karabinierëve italian.

Besnik Duke jetonte prej kohësh në Itali së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tij.

Ngjarja ndodhi në zonën që njihet me emrin “Via del Girasole 4”, ku ishte dhe kantieri i firmës ku ai punonte “Cilotti”.

a.k/NOA

KOMENTE