English

Arrestohet shqiptari në Itali, kishte kthyer banesën në shtëpi publike

Savona, (Itali), 14 nëntor, NOA – Një operacion i policisë italiane kudër trafikimit të qenieve njerëzore ka sjellë arrestimin e pronarëve të banesave në një lagje të Savonës në Itali. Si pasojë e kontrolleve janë arrestuar dy italianë dhe një shqiptar, të cilët i kishin kthyer banesat e tyre në shtëpi publike.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali, raporton se shqiptari i arrestuar është 26 vjeçari Elvist Rrusaj.

Prej dy muajsh policia ishte vënë në kërkim të vendeve ky shfrytëzoheshin prostitutat dhe transeksualët. Sipas hetimeve, Rrustaj, me profesion murator dhe prej kohësh me qëndrim në Itali, e përdorte banesën e tij për të ushtruar aktivitetin e prostitucionit dy transeksualë. Këta të fundit kundrejt një shume parash, sillnin në shtëpinë e Rrustaj klientët që gjenin në rrugë.

Arrestimi i Rrustaj është bërë dje nga policia italiane, ndërkohë që në adresë të tij nuk ka pasur më parë çështje penale.

Ndalimi i shqiptarit është bërë së bashku me atë të dy italianëve Saverio Bellissimo, 46 vjeç dhe Giombattista Impoco, 35 vjeç.

Ashtu si për Rrustajn dhe për dy italianët rëndon akuza e aktiviteteve të paligjshme.

Në shtëpitë e dy italianëve mendohet se ushtronin aktivitetin një numër mjaft i madh prostitutash.

Sipas policisë në banesat e të tre arrestuarave, rreth 100 vajza dhe travestitë kryenin profesionin e tyre në këmbim të një pagese që u jepnin pronarëve të banesave.

a.k/NOA

KOMENTE