Zvicër, 14 nëntor, NOA - Organizatat “Bashkësitë Shqiptare në Zvicër” përkrahin protestën e sotme kundër regjistrimit të popullsisë dhe kundër manipulimit të përgatitur nga institucionet maqedonase.
Në një komunikatë të kësaj organizate theksohet se dhjetëra aktivistë të Bashkësisë Shqiptare në Gjenevë dhe aktivistë të shoqatave të ndryshme mbrëmë diskutuan dhe përkrahën protestën, duke ftuar që të gjithë shqiptarët të mbështesin atë në mënyrë masovike.
Një nga veprimtarët Alistar Ramadani theksoi se me këto protesta duhet ti dërgohet mesazh të qartë pushtetmbajtësve se çdo regjistrim që do të organizohet në muajin prill 2011 nuk do të njihet nga mërgimtarët shqiptarë në Zvicër.
“Nuk pranojmë shantazhe, nuk pranojmë padrejtësi, duam korrektësi të regjistrimit dhe zhvillim të tij ne muajin korrik kur mërgimtarët shqiptarë janë në vendlindje, çdo organizimi i regjistrimit jashtë këtij muaji, mërgimtarët shqiptarë në Zvicër do ta shpallin të pa vlefshëm”, thuhet në komunikatën e dhënë për mbështetjen e protestës që organizohet nesër para Parlamentit të Maqedonisë.
NOA/INA