English

Berluskoni kërkon votëbesimin, 60 përqind e italianëve më duan

Milano, 14 nëntor, NOA – Kryeministri Italian, Silvio Berluskoni do të kërkojë votëbesimin e qeverisë së tij duke deklaruar se është i bindur se do të votëbesohet si në senat ashtu edhe në dhomën e ulët të parlamentit.

Kështu deklaroi Berluskoni duke theksuar se qeveria do të vijojë punën e saj me votën e Senatit, e në rast se dhoma e deputetëve do të votojë kundër atëherë ai theksoi se do të presë vendimin e popullit, duke çuar në zgjedhje vetëm dhomën e deputetëve.

Kavalieri tha se ai është i bindur se 60 përqind e italianëve janë pro qeverisë së tij, dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos lexojnë kritikat nëpër gazeta që sipas Berluskonit i bëjnë reklamë një politike të caktuar duke anashkaluar elektoratin italian.

Në këtë kontekst, kryeministri italian, i rikthyer në pushtet 2 vjet më parë theksoi se ka politikanë profesionistë që aspirojnë të zënë vendin e tij, apo të bëhen Presidentë të Italisë, vetëm duke shpresuar në kompromise, por kjo theksoi kavalieri nuk është demokraci.

Kryeministri italian i bëri deklaratat sot gjatë një manifestimi të PDL-së në Milano.

Pas akuzave publike, Berluskoni atakoi edhe RAI-n duke thënë se është e padenjë të mbash një televizion të tillë.

mit/NOA
KOMENTE