Mungesa e gjumit shton rrezikun e sëmundjes se zemrës te femrat me shume sesa te meshkujt, sugjeron një hulumtim i kryer. Të besh gjumë me pak sesa orët e rekomanduara për natë është e lidhur me shtimin e rrezikut të problemeve të zemrës.
Hulumtuesit kanë gjetur nivele të indikatorëve inflamatorë të zemrës që ndryshojnë shumë te femrat varësisht nga gjumi, ndërsa te meshkujt jo.
Hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar se njerëzit që flenë më pake se 5 orë gjumë natën kanë rrezik të ngritur që të vdesin nga sëmundje kardiovaskulare, krahasuar me ata të cilët arrijnë të bëjnë 8 orë të plota gjumë.
Studimet e fundit kanë zbuluar nivele të molekulës të quajtur interleukin-6 (IL-6), që është e njohur për nxitje të inflamacionit, nivele që ishin shumë me të ulëta tek femrat që bënin 8 orë gjumë, krahasuar me ato të cilat bënin vetëm 7 orë gjumë.
Nivelet e një molekule tjetër, proteina C-reaktive me sensitivitet të lartë, (hs-CRP) – që është e lidhur me problemet e zemrës – ishin denjësisht më të larta te femrat të cilat janë raportuar se kanë bërë gjumë rreth pesë orë ose edhe më pak.