Abu Dabi, 14 Nëntor 2010 NOA - Sebastian Vettel është piloti më i ri në historinë e Formula 1, që kurorëzohet me titullin Kampion Bote, pas fitores së tij në garën finale të sezonit në Abu Dhabit, duke realizuar kështu fitoren e dyfishtë për Red Bull Racing, pas titullit kampion si konstruktorë.
23-vjeçari ishte i treti në renditje, por duke kryesuar nga pole position realizoi një garë perfekte drejt fitores së tij të parë, një javë pasi Red Bull mori titullin Kampion Bote si konstruktorë.{youtube}9hIXQUxb_aQ{/youtube}
Shoku i tij i skuadrës Mark Webber përfundoi garën në vendin e tetë, duke u renditur i treti në renditjen e përgjithshme, ndërsa piloti i Ferrari-t, Fernando Alonso, i cili deri në garën finale kryesonte kampionatin, u rendit në vendin e shtatë në garën e Abu Dhabit, duke zënë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme.
Piloti i skuadrës McLaren, Lewis Hamilton, përfundoi garën në vendin e dytë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Jenson Button, arriti podiumin e fundit të këtij sezoni.
e.r/NOA
{youtube}XPgLP9f2ff0{/youtube}
{youtube}_PU_m06vTqc{/youtube}