English

Francë, 7 të vdekur pas një zjarri në qendrën e emigrantëve

Paris, 14 nëntor, NOA - 7 persona gjetën vdekje tragjike, ndërsa 11 të tjere morën plagë të rënda, pas një zjarri të rënë në një qendër strehimi emigrantësh, në Dizon të Francës.

Dy prej viktimave gjetën vdekjen pasi u hodhën për të shpëtuar nga flakët, që përfshiu godinën 9-katëshe.

Zjarri nisi fillimisht në një kazan plehrash, shumë pranë godinës dhe më pas u përhap edhe në brendësi të saj.

Shërbimi zjarrfikës raportoi për 1230 persona të lënduar lehtë, ndërkohë që shumë të tjerë humbën ndjenjat si pasojë e asfiksisë dhe tymit, që u përhap nga zjarri.

Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrëfikës, Zhan Lui Mark, ekipet zjarrfikëse mbërritën në godinë 10 minuta pasi ajo ishte përfshirë nga flakët.

Ndërkaq autoritetet kanë nisur hetimet të zbardhur shkaqet e zjarrit.

mit/NOA
KOMENTE