English

Garda e Republikës, Fatos Skeja nuk bën pjesë në gardën e kryeministrit

Tiranë, 14 nëntor, NOA – Garda e Republikës sqaron përmes një deklarate për shtyp se oficeri i gardës së Republikës, Fatos Din Skeja është përfshirë dje në një incident ndodhur në një nga lokalet pranë rrugës së “Elbasanit”.

Sipas njoftimit të GRSH-së, Fatos Din Skeja është ndaluar nga organet kompetente, të cilat po vazhdojnë veprimet hetimore për sqarimin e ngjarjes së ndodhur.

Garda e Republikës sqaron se Fatos Din Skeja është efektiv i Gardës së Republikës, në Drejtorinë për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore dhe shërben në këtë Drejtori.

Garda e Republikës thekson se Fatos Skeja nuk ka asnjë detyrë për sigurinë në Grupin e shoqërimit të Kryeministrit apo të familjes së tij, sikundër u përfol në media.

mit/NOA
KOMENTE