Port-au Prince, 14 nëntor, NOA – Bilanci i të prekurve nga epidemia e kolerës që ka rënë në Haiti vazhdon të rëndohet duke prekur deri më tani 917 persona.
Lajmin e ka dhënë ministria e Shëndetësisë në kryeqytetin Port-au-Prince, e cila me numrin e publikuar nënvizon se nga e premtja deri sot numri i të sëmurëve me kolerë është rritur me 121 vetë.
Autoritetet e shëndetësisë haitiane pohuan se ndër 14.642 personat e shtruar për të marrë mjekime në spitale, 14.083 vetë kanë dalë nga spitali pasi morën kurat e nevojshme në kohë, sidomos kurat për rihidratim.
Sipas autoriteteve janë pikërisht kushtet e rënda higjenike në kampet e refugjatëve të ngritura pas rënies së tërmetit në 12 janar të këtij viti sollën përhapjen e shpejtë të epidemisë së kolerës.
mit/NOA