English

Kroaci, shtyhet deri më 31 dhjetor regjimi pa viza për shqiptarët

Tiranë, 14 Nëntor 2010 NOA - Regjimi i vizave me Kroacinë është pezulluar sërish për të gjithë shtetasit shqiptarë dhe do të jetë i vlefshëm deri në fund të këtij viti.

Burime zyrtare nga ministria e Jashtme shqiptare bëjnë të ditur se Qeveria kroate ka vendosur pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, mbajtës të pasaportave të zakonshme, për periudhën 1 nëntor - 31 dhjetor 2010.

Maksimumi i qëndrimit në territorin kroat është 90 ditë.

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë për dhe nga Kroacia pa vizë hyrëse në periudhën e lartpërmendur.

Edhe në verë, ishte vendosur regjimi pa viza. Qeveria kroate mori në fund të qershorit vendimin për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, mbajtës të pasaportave të zakonshme, për periudhën 1 korrik - 31 tetor 2010.

Shtyrja e regjimit pa viza vjen ndërkohë që Bashkimi Evropian vendosi heqjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë duke nisur nga mesi i dhjetorit 2010 e në vazhdim.

e.r/NOA

KOMENTE