Birmani, 14 nëntor NOA - “Nëse duam të fitojmë atë që dëshirojmë, atëherë duhet të kryejmë në mënyrën e duhur”. Fjalë të cilat janë thënë në Rangoon nga liderja e opozitës dhe fituesja e çmimit Nobel për Paqen Aung San Suu Kyi, e cila ka fituar lirinë ditën e shtunë, në fjalimin e saj të parë zyrtar pas shtatë vitesh. Liderja e demokratëve në Birmani shtoi, duke u folur t gjithë mbështetësve të saj, se baza për liri në demokraci është liria e fjalës.
Ky ishte fjalimi i parë i saj që pas shtatë vitesh, ku ndodhej në arrest shtëpiak.
“Unë mendoj se e di mjaft mirë se çfarë mendon populli, por vetëm deri në një pikë. Për këtë duhet të më thoni edhe ju atë që dëshiron”, - tha Suu Kyi.
Aung San Suu Kyi tha se dëshironte të punonte me të gjithë forcat e saj demokratike. Për këtë fakt ajo pohoi se do të pranonte që populli të kishte kontroll mbi të.
“Duhet të krijoni rezistencë për atë që ju duket e drejtë” – tha ajo duke shtuar se gjatë kohës së arrestit shtëpiak ajo ishte trajtuar mirë nga agjentët dhe ka kërkuar të njëjtën gjë që të zbatohet dhe mbi popullin.
r.b/NOA