Moskë, 24 nëntor, NOA – Rusia po zgjeron rreshtin e shteteve që janë pro hqjes së vizave mes saj dhe vendeve të BE. Presidentja e Finlandës Tarja Halonen pas negociatave të zhvilluara me Presidentin Medvediev u shpreh pro një nisme të tillë. Mendimet e presidentëve të të dyja vendeve në këtë çështje kanë pasur të bëjme me zgjidhjen e problemit të vizave në afate sa më të shkurtra.
Ekspertët e Rusisë dhe Finlandës diskutojnë bashkarisht problemet që lindin në sferën juridike civile.
Të gjitha këto kontakte presupozojnë qarkullimin e lirë si për sipërmarrësit, ashtu dhe për qytetarët e thjeshtë të dy vendeve. Prandaj çështja që ka të bëjë me liberalizimin dhe anulimin e regjimit të vizave shtrohet në mënyrë shumë të mprehtë.
Finlanda, sipas fjalëve të Presidentes së saj, është e gatshme të avancojë zgjidhjen e këtij problemi në Bashkimin Europian. Ndërkohë Helsinki pret nga Moska thjeshtësimin e regjistrimit të emigrantëve të huaj në territorin e Rusisë.
NOA