Me rastin e 20 vjetorit të lirisë së besimit dhe pikërisht të faljes të xhumasë së parë dhe rihapjes së xhamisë së Plumbit me 16 Nëntor 1990, pas 23 viteve persekutim dhe privim nga regjimi komunist, ditën e parë të Kurban Bajramit, ditën e martë me dt. 16 Nëntor 2010, në qytetin e Shkodrës, Teatri “Migjeni”, ora 17.00, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia Shkodër, organizon Programin solemn "20 vjet liri besimi". (Hyrja është me ftesa).
I ftuar: Kryeministri i Shqipërisë, Sh.T. Z. Sali Berisha dhe
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Dr. Ferdinand Xhaferaj
Regjizor: Agron Hoxha
Programi:
1. Himni i Flamurit
2. Recitim Kur’ani.
3. Hapja e programit dhe një vështrim retrospektiv mbi ngjarjen e 16 Nëntorit 1990 nga Myftiu i Shkodrës z. Muhamed Sytari.
4. Dokumentar i shkurtër "20 vjet liri besimi-ftesë për meditim..."
5. Përshëndetje e Kryetarit të KMSH-së H. Selim Muça.
6. Përshëndetje nga përfaqësues të qeverisë.
7. Dekorimi i shtatë personaliteteve të shquara islame të qytetit të Shkodrës nga Këshilli Bashkiak.
8. Recitim / Interpretim nga Reshat Arbana.
9. Këndim ilahije nga Sidrit Bejleri, Dorina Garuci, Adnan Bala, Hajro Pepa, etj.