Tokio, 14 nëntor, NOA - Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, ka takuar homologun rus Dmitri Medvedev. Në qendër të takimit ka qenë marrëveshja për armët START, që është duke u kundërshtuar në Senatin amerikan.
Presidenti i SHBA dhe Rusisë janë takuar sot gjatë kohës së mbajtjes së Forumit ekonomik të Azisë dhe Paqësorit, që është duke u mbajtur në Japoni, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Presidenti amerikan, Obama ka vënë theksin te rëndësia e marrëveshjes së re, që nga dy vendet kërkon zvogëlimin e kokave bërthamore 30 për qind. Marrëveshja ishte nënshkruar në muajin prill dhe ende nuk është miratuar në Senatin amerikan.
NOA