English

Operacioni “Tuneli”, arrestohet pas 16 vitesh i shumë kërkuari, vrau për hakmarrje në ‘94

Shkodër, 14 nëntor, NOA – Pas 16 vitesh polica ka arritur të vendos prangat në duart e një prej të shumë kërkuarave. Forcat e Policisë, punonjës të Repartit Special RENEA dhe agjentë të tjetër ani-krim kanë arritur të arrestojnë Ahmet (Metush) Dyl Bajramaj. 66-vjeçari ka vrarë për hakmarrje në vitin 1994 në Koplik Zenel Hotin.

Operacioni për ndalimin e tij është zhvilluar dje rreth orës 21.30 në qytetin e Shkodrës.

Prej një muaji punonjësit e policisë kishin rënë në gjurmët e të shumë kërkuarit Bajramaj dhe vetëm pasi u siguruan për vendndodhjen e saktë të tij nisën dhe operacionin e kapjes.

Gjatë 16 viteve, Bajramaj kishe arritur t’i shpëtonte disa herë policisë duke u larguar me mjete të ndryshme.

Në operacionet e mëparshme Bajramaj kisha arritur të mos binte në duart e policisë duke iu kundërpërgjigjur me armë zjarri si dhe duke u fshehur në disa tunele me dalje te ndryshme, të cilat ishin ndërtuar prej tij, për t’i shpëtuar operacioneve policore.

Kjo gjë ka bërë që edhe emri i operacionit të fundit të policisë ti vihej emri “Tuneli”.

Bajramaj është dënuar nga gjykata me 25 vite burg.

Nga kontrollit i banesës së tij policia sekuestroi edhe një arsenal të vërtetë armësh. Ati ju kapën 4 armë zjarri tip automatik, 6 krehër fishek automatiku, me nga 30 copë secila, 2 arme zjarri tip pistoleta me 80 fishekë, 1 arme zjarri çifte, “Shotgun”, 1 silenciator, 1 palë dylbi snajper dhe 1 palë paruke, për maskim.

Bajramaj ka qenë në listën e personave më të kërkuar në Shqipëri.

a.k/NOA

KOMENTE