English

Pasqyra e Shtypit, 14 Nëntor 2010

Tiranë, 14 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 14 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor Shekulli, “Incidenti me gardistin e familjes Berisha”, i cili flet për një ngjarje që ka ndodhur dje në periferi të Tiranës, ku ka mbetur i plagosur një person.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Argita Berisha në prag divorci, zbulohet “burimi”. “Trajneri nxjerr dhe 14 kapsula kokainë”, “Përplasja Basha e Topalli për mitingun për vizat”, “Opozita nuk duam fletët, por kutitë”.

Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titullin “ Pëllumbi: PS u tërhoq vonë nga fletët votimit”, ku politikani i njohur i së majtës Servet Pëllumbi bën një analizë të situatës së stome politike dhe qëndrimet e ka mbajtur PS-ja për hetimin e zgjedhjeve dhe korrupsionin.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete, “Kadare me libër të ri, shkaqet e vrasjes së Ramize Gjebresë dhe Zaho Kokës”, “Gruaja ruse, pengu në zemrën e tim shoqit”

“Mat, pas 70 vitesh mbërrin princesha e Leka Zogut”, “Fakulteti nis konkursi për specializimet në letërsi”.

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” pasqyron në titull kryesor të saj tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë në Sukth të Durrësit ku humbën jetën 4 fëmijë. “Flet babai: Tre muajt si kisha parë, nënën në varrim se lanë të sajët”.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Punonjësja e postës: Djali që më plagosi, i droguar, shteti duhet të më mbrojë”, “Profesori i matematikës seks me 16 vjeçaren”, “Kongoli: Pse e urrente diktatura Petro Markon”, “Sot protesta në Vlorë”,

“Kadare i rikthehet debatit me Trebeshinën”, “Mjekët e pamë në eko që kishte drogë në stomak”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Bektel kërkon korridoret e jugut”, i cili flet për takimin e zhvilluar dje mes kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësuesit të firmës “Bectel Enka”, ku firma ndërtuese ka kërkuar të punojë dhe në ndërtimin Tunelit Tiranë-Elbasan.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Berisha: Nuk shkel ligjet, me Ramën takohem ne zgjedhje”, “Dukati si Lazarati, policia “e padëshiruar” në fshat”, “Të hënën opozita nis maratonën e protestave”, “Kreu i ndëshkuar i Omonia-s: Shteti larg tokës së kishës”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Opozita: Banda për të përmbysur qeverinë”, i cili u referohet deklaratave të bëra dje nga kreu i PLD-së, Spartak Ngjela për nisjen e protestave në gjithë vendin.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “101 lëvizjet e 99-shave për të penetruar në PS”, “Bregdeti prezantohet plani i zhvillimit për Jugun”, “Kryeministri: Kutitë nuk u hapën, por vizat u hoqën”, “Hiri i vullkanit nis ë përpihet nga lexuesit”,.

a.k/NOA

KOMENTE