English

Plagosen me thikë dy vëllezër në Tepelenë, arrestohet agresori

Izvor, (Tepelenë), 14 nëntor, NOA – Një zënkë banale në një lokal në fshatin Izvor të Tepelenës për pak është kthyer në tragjedi. Dy vëllezër janë plagosur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit nga një i ri. Korrespodenti i Agjencisë NAO raporton se autori i plagosjes së dy vëllezërve është 23-vjeçari, Orgest Zika.

Incidenti ka nisur pas ofendimeve dhe sharjeve mes tre personave. Më pas Zika ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur dy vëllezërit me I.H, 28 vjeç dhe S.H, 19 vjeç.

Pas incidentit autori është larguar, ndërsa banorët e fshatit kanë njoftuar policinë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në orën 17:30 të ditës së djeshme dhe forcat e policisë ka bërë gjatë natës rrethimin e fshatit së autorit të plagosjes.

23-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia gjatë momenti që ka qenë duke dalë nga fshati, në përpjekje për tu larguar.

Raportohet se gjendja shëndetësore e një preje vëllezërve është e rëndë. Më serioze është situata për 28-vjeçarin, i cili është në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë disa goditje me thikë. Ndërsa 19-vjeçari është plagosur më lehtë.

a.k/NOA

KOMENTE